E Shtunë, 31 Tetor 2026

Takimi Thaçi-Daçiç, ndërmjetëson baronesha Ashton

Në Bruksel pritet të mbahet sot një takim ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kryeministrit të Serbisë, Ivica Daçiç, në të cilin do të diskutohet për çështjet për të cilat nuk është arritur marrëveshje ndërmjet grupeve punuese lidhur me zbatimin e marrëveshjes për normalizim Kosovë – Serbi, më 19 Prill të këtij viti.

Takimi i dy kryeministrave mbahet me ndërmjetësimin e përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton.

Raportohet që në delegacionin e Kosovës, pos kryeministrit Thaçi, gjenden edhe zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, dhe koordinatori për bisedimet me Serbinë, Blerim Shala.

Kryeministri serb, Ivica Dacic ka thënë se takimi i sotëm me kryeministrin kosovar, Hashim Thaçi është vendimtar, sepse nga ai varet se çfarë raporti do hartojnë Catherine Ashton dhe Stefan Fule.

Dëshirojmë të përmbushim sa më shumë kur bëhet fjalë për implementimin e marrëveshjes, ka thënë Dacic.

Daciç ka theksuar se temë e këtij takimi do të jenë ajo për të cilat grupet e punës për implementim e marrëveshjes nuk arritën të bien dakort.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›