Shperthen nje depo municionesh ne Rusi
Shpërthimi i radhës në një depo municionesh në Rusi ka shkaktuar plagosjen e dhjetëra personash dhe evakuuimin e 6 mijë personave. Ngjarja ka ndodhur në rajonin Samar rreth 800 kilometra në jug lindje të Moskës. Kjo video amatoriale tregon pamjet e shpërthimit të ndodhur gjatë operacionit për shkatërrimin e municioneve. Në momentin e shpërthimit në depo ndodheshin rreth1 milionë plumba. Incidente të tilla ndodhin shpesh në Rusi. Në muajin maj të vitit 2012 një shpërthim i ngjashëm në një magazinë municionesh në qendër të vendit, i mori jetën 6 ushtarëve.