E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Takimi i Agjencive Ligjzbatuese të Europës/ Nallbati: Në rrugë të mbarë për të hequr Shqipërinë nga harta e trafikut të drogës

Agjencitë Ligjzbatuese të Europës po mbajnë këtë të martë (20 qershor) takimin e XV të luftën kundër drogës.

Në fjalën e tij, Drejtori i Policisë Kriminale, Neritan Nallbati deklaroi se Shqipëria është në rrugë të mbarë për heqjen e saj nga harta e kultivimit dhe trafikimit të kanabisit. Në fjalën e tij në këtë takim, Nallbati u shpreh se lufta kundër drogës ka patur kosto të larta, deri në humbjen e jetëve të efektivëve të policisë. Por sikurse bëri me dije, vetëm në dy vitet e fundit janë sekuestruar 9.4 ton lloje drogash të ndryshme.

“Shqipëria në rrugën ballkanike të trafikut të drogave. Në policinë shqiptare sfidë, aktiviteti i kultivimit dhe trafikimit të kanabisit. Tashmë jemi në rrugën e mbarë për ta hequr Shqipërinë nga harta e kultivimit dhe trafikimit të kanabisit. Kjo luftë ka pasur kosto deri në humbjen e jetëve të efektivëve të policisë. Kemi rritur numrin e skuadrave të përbashkëta hetimore me vendet partnere Dy vitet e fundit janë sekuestruar 9.4 ton lloje drogash të ndryshme”, tha Nallbati.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›