E Shtunë, 31 Tetor 2026

Takimi i Keshillit te eshtjeve Ekonomike dhe Financiare ne Kopenhage

Ministrat evropiane te Financave u mblodhen sot per te dyten dite ne takimin e Keshillit te eshtjeve Ekonomike dhe Financiare ne Kopenhage. Ne takim u diskutua edhe ceshtja e takses mbi transaksionet financiare per te cilen jo te gjitha vendet e Bashkimit Evropian jane dakord.

Ministri suedez i Financave Anders Borg tha se Bashkimi Evropian duhet te kerkoje nje zgjidhje pragmatike per taksimin e transaksioneve financiare ne bllokun prej 27-vendesh.

Ne qofte se duam te gjejme nje zgjidhje per te 27 vendet e BE-se ne te gjithe duhet te tregohemi pragmatike dhe te perpiqemi te gjejme nje zgjidhje qe te jete e pranueshme nga Londra tha zoti Borg.

Suedia dhe Britania kane qene vazhdimisht kunder taksimit te transaksioneve financiare. Britania thote se ajo do te demtohej me shume se gjithe te tjeret nga vendosja e nje takse te tille pasi ajo eshte qendra me e madhe e transaksioneve ne rajon. Entusiazmi per nje takse te tille ka qene po ashtu i vaket mes aleateve tradicionale si Holanda Luksemburgu dhe shumica e vendeve te vogla te eurozones.

Danimarka mban presidencen e rradhes te Bashkimit Evropian.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›