E Shtunë, 31 Tetor 2026

Takimi i ardhshëm Thaçi-Daçiç më 8 korrik

Çështja e telekomit dhe energjisë do të mbledh sërish në një takim të përbashkët kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë, përkatësisht Hashim Thaçi e Ivica Daçiç, më 8 korrik në Bruksel.

Kryeministri Thaçi ka konfirmuar sot, pas takimit që zhvilloi me ministrin e jashtëm suedez, Carl Bildt, se më 8 korrik, do të zhvilloj takimin e radhës me kryeminsitrin Daçiç, me ndërmjetësimin e baroneshës Catherine Ashton.

Do të diskutojmë çështjet që kanë të bëjnë me telekomin dhe energjinë si dhe do të vazhdojmë bisedimet me axhendën tonë implementuese të marrëveshjes, ka thënë Thaçi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›