E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE kërkon sqarime për përgjimet, Barroso: Nëse është e vërtetë, ngre shqetësime serioze

Presidenti i Komisionit Europian, Zhose Manuel Barroso, i kërkoi shpjegime SHBA-së për programet e përgjimit.

Nëse këto lajme rezultojnë të verteta, kjo ngre shqetësime serioze dhe shumë të rëndësishme. Është pikërisht kjo arsyeja se menjëherë pas publikimit të raporteve i kërkuam sqarime SHBA-së. Përfaqësuesja e lartë Kethrin Eshton, e cila ka kompetencën në këto çështje dhe stafi i saj ia kanë paraqitur SHBA-së, deklaroi Barroso.

Barroso tha se ambasadori amerikan në BE është thirrur për konsultime. Revista gjermane Der Spiegel botoi një artikull ku thuhej se Agjensia e Sigurisë Kombëtare (NSA) kishte përgjuar zyrat e Bashkimit Europian dhe kishte mundur të hynte në rrjetin e kompjuterave të brendshëm.

Shkrimi ndezi indinjatën e zyrtarëve europianë. Të hënën, presidenti i Komisionit Europian urdhëroi një kontroll të imtësishëm të ndërtesave të BE-së. Në të njëjtën kohë, ai i kërkoi Parlamentit Europian në Strasburg se Komisioni pret qartësime dhe transparencë nga partnerët, përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara.

Eduard Snouden, ish-analist i CIA-s i dorëzoi medias dokumente mbi programet amerikane të survejimit. Kjo shkaktoi revoltë jo vetëm brenda Shteteve të Bashkuara për balancimin mes të drejtës së privatësisë dhe sigurisë kombëtare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›