E Shtunë, 31 Tetor 2026

Takimi i perfaqesuesve te Korese se Veriut dhe asaj te Jugut

Zyrtarët e Koresë së Veriut dhe të Jugut kane vendosur te takohen pas shume kohesh, në një përpjekje për të ulur tensionet mes rivalëve.

Të dy palët po zhvillojnë bisedime në Pammunjon, ku u nënshkrua armëpushimi në Luftën e Koresë të viteve 1950-1953.
Bisedimet supozohet të hapin rrugën për bisedime të nivelit ministror këtë të mërkurë në Seul.

Një zëdhënës i Ministrisë së Bashkimit të Koresë Jugore tha se të dy palët diskutuan çështjet teknike për takimin ministror, duke përfshirë vendin dhe madhësinë e delegacioneve.

Ai tha se bisedimet pritet të vazhdojnë pasdite.

Takimi u zhvillua disa orë pasi presidenti amerikan Barack Obama dhe udhëheqësi kinez Xi Jinping u pajtuan në një samit në SHBA se Veriu duhet të braktisë programin e tij bërthamor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›