E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kalimi te Lacio

Koka ende i dhemb që pas gjakosjes ndaj norvegjezëve në Tiranë, por mendja e Mërgim Mavrajt është top.
Kalimin tek Lacio e quan tashmë punë të përfunduar si dhe e cilëson një hop cilësor në karrierë.
Mbrojtësi shqiptar nga Kosova gjykon se nuk mund të jetë hatërmbetur ndaj Grojter Fyrtit, skuadrës gjermane me të cilën luajti në Bundesligë, madje si kapiten, por që tashmë ra në kategorinë e dytë.
Ai thotë se shkon tek Lacio sepse e sheh këtë si një hap që i lejon rritje edhe më të madhe në karrierë.
Kontrata me Fyrtin përfundon në vitin 2014 ndaj edhe gjermanët janë të detyruar të pranojnë shitjen e kartonit të tij, për të mos e humbur falas më vonë.
I cilësuar tashmë si një nga liderët e kombëtares shqiptare, ai mund të formojë një dyshe shqiptare të mbrojtjes së qendrës në skuadrën e kryeqytetit të Italisë, me të cilën mund të luajë edhe në Ligën e Europës.
Konkurrenca tek Lacio do të jetë e madhe, pasi klubi italian mendohet të marrë edhe lojtarë të tjerë në mbrojtje, por Mërgim Mavraj ka treguar se nuk ka frikë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›