Takimi i presidentit Meta me Ballën, Bardhi: Asnjë habi nga trekëndëshi i Bermudës

Presidenti Ilir Meta, deri tani, është vetëm me PS, sa i përket caktimit të datës së zgjedhjeve të pjseshme vendore. Ai thirri në takim kryetarin e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla. Edhe pse zoti Meta deklaroi se ky ishte një konsultim me Ballën për disa dilema, duke theksuar se nuk ka pasur ftesa zyrtare, sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, e ka cilësuar këtë takim si “akti publik i trekëndëshit të Bermudës”.
“Asnjë habi nga qëndrimi i sotëm i Ilir Metës! Konsultimet mes trekëndëshit të Bermudës ndodhin çdo ditë, para dhe pas kamerave. Sot ishte teatri i rradhës para kamerave”, shprehet Bardhi.
Por i menjëershëm ka qenë reagimi i presidentit Meta, nëpërmjet zëdhënësit Tedi Blushi, i cili ka ironizuar reagimin e Bardhit.
“ǒna polli belaja me këtë! Ai ka të drejtë të takohet fshehurazi dhe natën me kryetarin e shumicës në Kuvend, ndërsa ne nuk duhet ta takojmë ditën dhe me kamera. Çudi e madhe!”, thekson Blushi.