E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Takimi me Kurtin, Meta: Me rëndësi që dialogu me Serbinë të ketë mbështetje nga të gjithë faktorët politikë të Kosovës

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta priti në një takim kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Tiranë. Në një postim në Facebook, teksa ka publikuar foto nga takimi, Meta shkruan se ai mbështet qëndrimet e qeverisë së Kosovës në procesin e dialogut me Serbinë, por thekson se me rëndësi është që të ketë mbështetje sa më të gjerë nga të gjithë faktorët politikë të Kosovës

“Pata kënaqësinë të prisja në një takim vëllazëror në selinë e Partisë së Lirisë, Kryeministrin e Kosovës, z. Albin KurtiE vlerësoj progresin e jashtëzakonshëm të Kosovës në forcimin e shtetit të së drejtës, llogaridhënies, zgjedhjeve të lira e të ndershme, luftës kundër korrupsionit dhe zhvillimit ekonomik e social.

Mbështes qëndrimet konstruktive të Qeverisë së Kosovës në procesin e dialogut me Serbinë sa i përket normalizimit të marrëdhënieve, që çon drejt njohjes reciproke mes dy vendeve fqinje. Është e rëndësishme që procesi i dialogut të ketë një mbështetje sa më të gjerë nga të gjithë faktorët politikë të Kosovës, duke pasur parasysh interesat afatgjatë të saj”, shkruan Meta.

Pas negociatave me Serbinë në Ohër, kryeministri Albin Kurti zhvilloi një vizitë në Tiranë, ku takoi krerët më të rëndësishëm të shtetit shqiptar. Kurti zhvilloi më herët një takim me kryeministrin Edi Rama, ku u diskutua pikërisht mbi procesin e negociatave me Serbinë, ndërsa po ashtu kryeministri i Kosovës u prit edhe nga Presidenti Bajram Begaj dhe Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›