E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Grupimi i Rithemelimit i PD vazhdon formalizimin e listave për këshilltarët bashkiakë

Grupimi i Rithemelimit në PD ka përcaktuar të shtunën raportet mes tij dhe partive aleate në listat e dërguara nga degët për këshilltarë në 61 bashki të vendit. 

Kreu i këtij grupimi Sali Berisha ka shpreh falënderimet për rreth 5 mijë kandidatura që kanë aplikuar për të qenë anëtarë të këshillave si përfaqësues të PD-së. 

Por zoti Berisha ka bërë të ditur se listat do të jenë të përbashkëta me Partinë e Lirisë dhe aleatët në koalicionin “Bashkë Fitojmë”.

Ai tha se Partia e Lirisë ka marrë 240 vende. PBDNJ-a 20 vende, PDK, 6 vende. Ndërsa pjesa tjetër, gjysma i takon Partisë Demokratike.  

Ndërkohë vazhdon formalizimin e listave sipas bashkive.

Sipas  KQZ-së në 61 bashki numërohen 1603 këshilltarë bashkiakë. Pjesën më të madhe e zë Tirana, Durrësi, Fieri, Shkodra dhe Elbasani.

/ rtsh.al /

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›