E Martë, 3 Nëntor 2026

Takimi me Kurtin në Kosovë, Vengu: Forcimi i bashkëpunimit për mbrojtjen, fokusi i bisedës

I pranishëm në një vizitë zyrtare në Kosovë, Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ka zhvilluar një takim me kryeministrin, Albin Kurti. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Vengu bën me dije detaje nga biseda me Kurtin, teksa shkruan se theksi u vendos te forcimi i bashkëpunimit në rrafshin e mbrojtjes.

Po ashtu, ai bën me dije se diskutoi me Kurtin edhe për “ndërveprimin e domosdoshëm” me aleatët për një konsolidim të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës

“Sot në Kosovë për të folur për ato ura që na lidhin, e të tjera që duhet të shtojmë në rrugëtimin tonë të përbashkët. Në takimin tejet të hapur e miqësor me Kryeministrin Albin Kurti vendosëm theksin në forcimin e bashkëpunimit në rrafshin e mbrojtjes, stabilitetin rajonal dhe ndërveprimin e domosdoshëm me aleatët tanë për një konsolidim të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës. Investimet e përbashkëta në mjete dhe kapital njerëzor, janë një kontribut në sigurinë kolektive”, shkruan ministri.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›