Forumi GLOBSEC- Gazetarja Shkodrani: Rama takim të posaçëm me Presidenten e KE

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një takim të posaçëm me Presidenten e Komisionit Evropian Ursula fon de Lajen (Ursula von der Leyen), gjatë vizitës së tij në Pragë ku do marrë pjesë në Konferencën e Liderëve Evropianë.
Lajmi u bë me dije nga gazetarja e RTSH Denada Shkodrani e cila ka dhënë detaje mbi këtë vizitë të Kryeministri Rama në Pragë.
Kryeministri do ta përdorë pjesëmarrjen e tij në këtë forum për të takuar dhe diskutuar me lider të tjerë evropianë dhe vende të tjera, përfshi këtu dhe përfaqësues të Ukrainës.
“Mbrëmjen e sotme, president Pavel pritet të shtrojë mbrëmje gala në një prej kështjellave rezidenciale në Pragë.
Kryeministri do t’a përdorë pjesëmarrjen e tij në këtë forum për të takuar dhe diskutuar me lider të tjerë evropianë dhe vende të tjera, përfshi këtu dhe përfaqësues të Ukrainës.
Kryeministri Rama pritet të ketë takim të posaçëm me Presidenten e KE, Ursula fon de Lajen (Ursula von der Leyen).
Mbërritja e liderëve pritet të jetë rreth orës 14:05 deri në 14:30 minuta. Do ketë ceremoni zyrtare për pritjen e liderëve”, bëri me dije Shkodrani.
Gjatë kësaj vizite, kreu i qeverisë shqiptare shoqërohet nga dy ministrat e kabinetit qeveritar, nga Ministri i Ekonomisë Blendi Gonxhja dhe Ministri i Financave Petrit Malaj.
Dy ministrat do të zhvillojnë gjithashtu takime bilaterale me homologët e tyre për intensifikimin e bashkëpunimit në ekonomi, inovacion dhe burimet financiare.
“Kryeministri shoqërohet nga dy prej ministrave të kabinetit qeveritar, Blendi Gonxhja dhe Petrit Malaj.
Do të jetë në fokus integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. Do jetë i pranishëm në forum edhe presidenti I Maqedonisë së Veriut me të cilën Shqipëria rrugëton drejt anëtarësimit të plotë në BE.
Ministri i Jashtëm ka deklaruar se Shqipëria është e gatshme të nisë hapjen e kapitujve të ri të integrimit të vendit në BE.
Ministrat do zhvillojnë takime bilaterale me homologët e tyre për intensifikimin e bashkëpunimit në ekonomi, inovacion dhe burimet financiare.
Në këtë forum janë të pranishëm dhe përfaqësues të organizmave financiare ndërkombëtare përfshi këtu dhe organizma të shoqërisë civile dhe përfaqësues të BE-së”, deklaroi Shkodrani.
Për tri ditë rresht, nga 30 gushti deri më 1 shtator, dhjetëra udhëheqës dhe specialistë do të diskutojnë çështjet kritike për sigurinë dhe mbrojtjen.
Ky forum do të synojë temën e Rivalitetit të Fuqive të Mëdha dhe Rendit Evropian të Sigurisë. Një pikë qendrore e konferencës është roli i NATO-s në arkitekturën më të gjerë evropiane të sigurisë. Konferenca vendos rendin evropian të sigurisë në kontekstin global dhe sugjeron nevojën për të marrë parasysh rivalitetin në rritje të fuqive të mëdha dhe rolin e Kinës në kuptimin e zhvillimeve të sigurisë në kontinentin evropian.
/rtsh.al/