E Shtunë, 31 Tetor 2026

Takimi me Nishanin grevistet Te na plotesohen kerkesat

Përfaqësues të grevistëve të urisë së të përndjekurve politikë kanë negociuar, për rreth dy orë me presidentin Bujar Nishani në ambientet e Presidencës.

Në orën 10.00 të ditës së sotme, përfaqësues të Ambasadës Amerikane dhe oficerja e të drejtave të njeriut e delegacionit të 'Bashkimit Evropian', Andrea Chalupova kanë mbërritur në ambientet ku po zhvillohet greva e urisë për të marrë grevistët Famir Lamaj, Fatmir Lloci dhe Besim Valteri për t'i shoqëruar drejt Presidencës.
Pas përfundmit të takimit me presidentin, ku të pranishëm kanë qenë edhe përfaqësuesit e SHBA-së dhe BE-së, makina e trupit diplomatik ka shoqëruar tre ish të përndjekurit Greva e urise Tentativë e tretë për vetëdjegiePolicia rrethon grevën Shqevi në arrest shtëpie në ambientet e grevës.

Pak minuta pas largimit të përfaqësuesve ndërkombëtarë, në emër të grevistëve foli ish i përndjekuri Fatmir Lamaj. Ai e quajti takimin me presidentin shkrirje të akujve me institucionet e shtetit, por deklaroi se greva e urisë do të vazhdojë deri në plotësimin e kërkesave të grevistëve.

Ndreca dërgohet për kurim në Athinë

Të premten në mëngjes, nje autoambulance ka marre grevistin e vetedjegur me benzine Gjergj Ndreca per ta transportuar per ne nje spital te Athines.

Kurimi i tij jashte eshte ndermjetesuar nga kryetari i Partise Socialiste, ndersa drejt Greqise eshte shoqeruar nga sekretarja per ish te perndjekurit, Keti Bazhdari.
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›