E Hënë, 2 Nëntor 2026

Takimi me shqiptarët në Selanik, Rama ndan pamjet: Frymëzim kuqezi!

Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa pamje nga takimi i djeshëm me shqiptarët në Selanik.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale (Facebook), Rama falenderon për mikpritjen gjithë emigrantët që jetojnë në vendin fqinj.

Kreu i vendit tonë thekson se dita e djeshme ishte një frymëzim kuqezi.

“Mirëmëngjes dhe me këtë videokartolinë nga Selaniku, si falenderim për mikpritësit e djeshëm e frymëzim kuqezi për të gjithë ju, ju uroj një javë sa më të mbarë”, shkruan Rama.

Kryeministri Edi Rama takoi shqiptarët e Greqisë, në kuadër të turit me diasporën./vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›