E Diel, 1 Nëntor 2026

Takohen Obama e Rasmusen, diskutime për Samitin e Çikagos

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, do të presë sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Anders Fog Rasmusen, më 9 maj.

“Dy udhëheqësit do të diskutojnë përgatitjet finale për Samitin e Çikagos, mikëpritës i të cilit do të jetë presidenti, më 20-21 maj”, thuhet në deklaratë.

Axhendën e takimit pritet ta dominojë çështja e Afganistanit, përkatësisht detajet rreth tërheqjes ushtarake të NATO-s në vitin 2014.

Rreth 130,000 ushtarë të huaj, shumica nga shtetet anëtare të NATO-s, po luftojnë talibanët në këtë vend, së bashku me rreth 350,000 forca afgane të sigurisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›