E Diel, 1 Nëntor 2026

Maqedonia kthehet nën monitorimin e KE

Eurodeputeti britanik Robert Valter po qëndron për vizitë zyrtare në Maqedoni, në cilësinë e raportuesit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për dialogun paramonitorues me Maqedoninë.

Valter gjatë vizitës së tij treditore do të njihet me plotësimin e Rezolutës së KE-së 1213 të vitit 2000 që ka të bëjë me plotësimin e detyrimeve nga Maqedonia si anëtare e Këshillit të Evropës. Valter do të njihet me ndryshimet që kanë ndodhur në vend pas zgjedhjeve të qershorit të vitit 2011, implementimin e Marrëveshjes së Ohrit në nivel lokal, ndikimi i incidenteve ndëretnike, reformat në administratë dhe gjendjen në media.

Eurodeputeti britanik do të takohet me presidentin Gjorgje Ivanov, kryetarin e Parlamentit Trajko Veljanovski, zëvendëskryeministrin Musa Xhaferi, si dhe ministra të kabinetit qeveritar, përfshirë ministrinë e brendshme. Zyrtari i lartë i PE do të takohet edhe me përfaqësues të nivelit lokal në Tetovë, Strugë dhe Vevçan.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›