E Shtunë, 31 Tetor 2026

Takohen Putin dhe Nikolic

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikolic dhe zëvendëskryeministri, Aleksandar Vucic do të vizitojnë Rusinë të mërkurën dhe të enjten.

Ndërsa Zv.kryeministri Vucic zhvillon takime me homologun e tij rus, ministrin e Mbrojtjes, presidenti i Serbisë Nikoliç takohet nesër me presidentin rus Vladimir Putin, njofton agjencia Tanjug.

Putin dhe Nikolic, nesër do të nënshkruajnë një marrëveshje për partneritet strategjik midis Serbisë dhe Rusisë.

Gjithashtu një vëmendje e veçantë në takimin midis Putinit dhe Nikolicit, do ti kushtohet edhe koordinimit të aktiviteteve në skenën ndërkombëtare lidhur me çështjen e Kosovës.

Sipas agjencisë ruse te lajmeve Itar Tas, Moska zyrtare angazhohet për zgjidhjen e problemeve në mënyrë paqësore midis Kosovës dhe Serbisë dhe për hapa që do të ishin të pranueshëm njëkohësisht nga të dyja palët.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›