E Shtunë, 31 Tetor 2026

Takohen shtetet e Këshillit të Arktikut

Diplomatët kryesor nga tetë shtete të Arktikut janë takuar sot në kryeqytetin e Grenlandes, për të diskutuar mënyrat e regullimit të këtij rajoni ndersa ngrohja globale po e shkrin akullin.

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, iu ka thënë reporterëve se takimi ka për qëllim "të ngrisë hartimin e çështjeve të Arktikut”.

Kryediplomatja amerikane është shoqëruar nga Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov, dhe homologët e tyre nga Kandaja, Danimarka, Finlanda, Islanda, Norvegjia dhe Suedia.

Tetë diplomatët kryesor të këtyre qeverive pritet të nënshkruajne një Marrëveshje për Kërkim dhe Shpëtim në Arktik.

Departamenti amerikan i Shtetit ka thënë se dokumenti do të jetë marrëveshja e parë obligative ndërkombëtare në mesin e tetë shteteve të Këshillit të Arktikut, këshill ky i krijuar në vitin 1996.

Sipas Shërbimit gjeologjik amerikan, rajoni llogaritet se posedon 13 % të naftës së pazbuluar botërore dhe 30 % të gazit të pazbuluar botëror.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›