AAK: Qeveria po e provokon pakënaqësinë qytetare në rritje
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) përmes një deklarate për shtyp, ka reaguar të enjten rreth zhvillimeve të fundit në Kosovë duke kritikuar qeverinë për këtë gjendje të krijuar.
AAK fton qeverinë e Kosovës që përfundimisht ta kuptojë se duhet t`i përfaqësojë interesat dhe vullnetin e qytetarëve të Kosovës, e jo interesat e ngushta të individëve dhe të grupeve brenda qeverisë.
AAK përcjellë shqetësimin e saj se vazhdimësia e kësaj qasjeje të qeverisë mund të shkaktojë probleme edhe më të mëdha në Kosovë.