Taksa më e urryer? Ajo për televizionin publik
Sipas një sondazhi të qendrës studimore Ifel, për italianët, taksa më e urryer është ajo për televizionin publik. Nga 8 mijë personat që kanë marrë pjesë në këtë studim, 45% prej tyre janë shprehur se e urrejnë që të paguajnë taksa për televizionin publik, duke qenë se ai është kthyer në një vegël propagande për qeverinë. Lind pyetja, nëse do të bëhej një sondazh i tillë në Shqipëri, sa do të shpreheshin kështu për TVSH-në? Me siguri që një përqindje e madhe.