Taksa per Bosnjen nxit vendin per njohjen
Por, Prishtina ka vendosur edhe taksë doganore prej 10 për qind në importet nga Bosnja. Ky hap është projektuar për nxitjen e Sarajevës për të njohur pavarësinë e Kosovës.
Në fund të muajit të kaluar, Prishtina vendosi masa reciprociteti kundër të gjitha importeve nga Serbia, në hakmarrje të masave të ngjashme, të vëna nga Beogradi. Vendimin e pasoi urdhri i Prishtinës për të vënë nën kontroll pikat kufitare në veri me Serbinë – çfarë çoi në përleshje dhe një polic të vrarë.
Më 20 korrik, Prishtina mori edhe një tjetër vendim – vendosjen e taksës doganore prej 10 për qind për të gjitha mallrat që vijnë nga Bosnja fqinje. Ndonëse dy masat janë maskuar me gjuhën e reciprocitetit të tregtisë, çështja e vërtetë është fakti se asnjëri nga këto dy vende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.