Siri, 30 të vrarë nga dhuna e vazhdueshme

Aktivistët dhe dëshmitarët thonë se shumica e vrasjeve kanë ndodhur kur tanket dhe automjetet e blinduara pushtuan fshatrat në veri të Hamas. Katër persona janë raportuar të vrarë në Binish, rreth 30 kilometra nga kufiri me Turqinë.
Dhuna e fundit vjen në kohën kur ministri i Jashtëm turk, Ahmet Davutollu, po viziton Sirinë.
Kryediplomati turk ka mbajtur rreth gjashtë orë bisedime me zyrtarët sirianë, përfshirë dy orë diskutime me Presidentin Bashar al-Asad, të cilit i ka kërkuar të ndalojë shtypjen e përgjakshme.
Agjencia zyrtare e lajmeve, “Sana” citon Asadin t’i ketë thënë Davutollut se “nuk do të zbutet në ndjekjen e grupeve terroriste”.
/Start/E.B/
2011-08-09 19:14