E Shtunë, 31 Tetor 2026

Taksat Molla e ndaluar e Bashës

Share

Nga Gladiola Bendaj

Ndryshe nga çiu ishte premtuar, biznesi i vogël kryeqytetas është përballur këtë vit me dyfishimin ose trefishimin e taksave dhe detyrimeve tatimore. Ndryshe nga çpremtoi Basha biznesi i vogël po shkon drejt falimentimit. Nga 23 mijë të regjistruar në QKR, vetëm 13 mijë prej tyre figurojnë në listat e inspektorëve të tatimeve. Projekte të mbetura pezull e të tjera të miratuara pa votë. Një buxhet i fryrë që zor se mund ti përgjigjet premtimit për investime të reja. Pas 10 muajve në krye të Bashkisë së Tiranës, për Bashën është koha e bilanceve

Epo kjo punë kështu… Shtet hajdut…! Si mor vëlla kështu…?! Po gjoja do i ulnin?! Do ti vë kyçin fare, nuk punoj unë për kollaret, më mirë dal e shes banane…!. Nardi, babaxhani që mbështjell gjysmën e lagjes së tij për kafenë e mëngjesit dhe atë të pasdites, në lokalin e tij në Bllok, nuk është i vetmi që shfryn i habitur. Tani duhet të paguajë më shumë, kur priste të paguante më pak, po spo e merr vesh pse… Nga 49.620 lekë që ishin taksat e tij si biznes i vogël për vitin 2011, sivjet i duhet të paguajë 107.920 lekë, 58.300 më shumë sesa një vit më parë. Pasi vetëdeklaroi xhiron, njësoj si një vit më parë 2.000.000 lekë siç e paraqiste edhe kasa fiskale që përdor, pa e pyetur e pa e kontrolluar fare, inspektorët bashkiakë të tatimeve, që su panë kurrë atypari, ia shkruan edhe njëherë vetë këtë xhiro, të zezë mbi të bardhë, plot 4.000.000 5.000.000 lekë të reja. Burri, që ka më shumë se dhjetë vjet që punon këtë bar-kafe të vogël në anë të rrugës, nuk di ti japë ndonjë shpjegim të arsyeshëm vetes.

Çështja e ngritjes së taksave për biznesin e vogël në kryeqytet, për shumë prej tyre qe një surprizë e hidhur. Të paktë qenë ata që e kuptuan se, kur Lulëzim Basha u vu në krye të Bashkisë së Tiranës dhe premtoi rritje të buxhetit të saj, të cilin më vonë e shpalli 70 milionë dollarë (sipas tij më i larti deri më sot), diçka jo fort e pastër po lëvizte nën rrogozin e ri që sapo ishte shtruar. Ku do ti gjente Basha 70 milion dollarët? Cili preventiv i sillte ndër fletë të tillë shifër? Aq më pak me në mes premtimin se do hiqte 60 taksa e do shkurtonte shumë të tjera?

Ka vetëm pak ditë që përfaqësues të komunitetit të këtij biznesi kanë reaguar, duke e bërë këtë çështje mediatike. Fare pak ditë, sepse gjithçka doli zbuluar pas 20 prillit, datës së fundit të deklarimit të detyrimeve nga ana e bashkisë. Ai i shkuari, kur i zgjedhuri i tyre plot premtime bënte fushatë elektorale, pazar më pazar e kafene më kafene, duhet të ketë qenë i gjithi një Prill gënjeshtar… Biznesi i vogël, që ai e lakoi për ditë e ditë me radhë, jo vetëm që su lehtësua gjëkundi, por u zhyt edhe më tej. Në një klimë si kjo e tanishmja, shtuar këtu krizën, papunësinë, fukarallëkun, pesimizmin…, për askënd nuk është më e vështirë të shohë se si mbyllen dita ditës qepena të zhgënjyer marketesh, ushqimoresh, kinkalerish, fast-food-esh, kafenesh, dyqane veshmbathjesh, etj., shpesh për të mos u hapur më. Ndryshe nga çpat premtuar i përzgjedhuri, apo i vetëpërzgjedhuri i kryeqytetasve, biznesi i vogël, jo vetëm që nuk po lulëzon, por është zhytur sot në pikën më të fundit të hallit.

Nuk u bë shumë zhurmë për asgjë. Asfare zhurmë nuk u bë. Gjithçka lëvizi tinëz nën rrogozin e premtimeve të rreme. Njësoj si në ato premtimet e lumta paramartesore. Ai, i ëmbël, i butë, i edukuar, familjar i mirë që i mjafton buzagazi për të transmetuar besim dhe siguri, dhe ajo,  shoqëria e tërë civile, të punët e të papunët, si një vajzë e mirë që nuk dyshon aspak në zgjedhjen që ka bërë. Ajo beson, është e bindur dhe e duruar. I kanë mësuar të nëpërdhëmbë se punët e mira bëhen avash-avash, ndaj e vetmja gjë që mund të bëjë për momentin, është të bindet dhe të presë.

Në krye të vitit, të joshur nga ideja që do të paguanin më pak e do të fitonin më shumë, se demek tanimë kishin më pak taksa dhe ato që kishin mbetur do përgjysmoheshin, bizneset e vogla bënë vetëdeklarimet për xhirot vjetore. Pas kësaj, rrinin duke i bërë refresh faqes së internetit që tregon detyrimet personale të secilit subjekt. Asnjë e re deri para pak ditëve. Asnjë detyrim i publikuar, përveç shumës që tregonte xhiron vjetore të vetëdeklaruar, më se të verifikueshme edhe përmes kasës fiskale, e cila raporton direkt në të zyrat e tatim-taksave. Deri sa…, Ai u bëri atyre një surprizë.

Siç ia do dhe zakoni një kavalieri. Jo vetëm që nuk kishte hequr asnjë taksë, – të paktën asnjë nga ato që ata kishin paguar deri tani, – sepse, siç u mor vesh shumë shpejt ato 60 të shumëpërfolurat ishin thjesht dhe vetëm tarifa me të cilat një tregtar përballet njëherë në kushedi sa kohë dhe jo taksa fikse vjetore (vendosja e vulave në mishrat e thertoreve, ngjyrosja e lëkurëve…), por iu kishte dyfishuar taksën e pastrimit dhe 2 ose 3 fishuar xhiron vjetore, mbi të cilën, aplikohet edhe taksa e biznesit të vogël, e përpjesëtuar në të katërt këstet e saj të pagesës vjetore. Besojeni, ka ende nga ata që nuk e dinë akoma se çfarë ka ndodhur. Në përpjekje për të përllogaritur se si është rritur kaq shumë gjoba për tu paguar, askujt nuk i kishte shkuar ndërmend të kthente faqen për të parë xhiron vjetore. Nuk ishte parë ndonjëherë që ajo të ndryshohej apriori, aq më tepër nëse askush deri me sot nga inspektorët e vlerësimit të tatimeve nuk ka zbritur në punën e tyre për tiu bërë ndonjë rivlerësim të deklarimit të bërë. Edhe pse, për më tepër, kjo administratë tatimore nuk mund të bëjë riklasifikime të kategorisë së bizneseve me hamendje, pa pasur më parë një udhëzim të kryetarit të saj për ti bërë këto subjekte objekt të rritjes së xhiros vjetore.  U pat thënë se zyra e tij do të ishte e hapur për të gjithë, se kushdo mund ta vizitonte, pa drojë. Se kushdo mund të vente e të trokiste e pastaj ti shtrëngonte dorën e ti qante hallin, njësoj siç atëherë në fushatë ai shkoi nëpër tezga e shtrëngonte duart me ta, u qante hallet e u bënte premtime lumë. Megjithatë, sot, kur ata rrahin në kokë dhjetëra pyetje të habitura, ai jo vetëm që nuk di tiu kthejë ndonjë përgjigje, por kujdeset të humbasë gjurmët e të fshihet, gjithmonë duke lënë pas buzëqeshjen e tij prej Monalize. E pat akuzuar Edi Ramën, se në vend që të merrej me hallet e qytetarëve të tij që i kishin besuar votën, i kishte mendjen vetëm tek partia. Në fakt, tani, që nuk ka kaluar as një vit nga zgjedhja në krye të bashkisë së Tiranës, duket se po bën të njëjtën gjë siç për të cilën akuzonte dikur rivalin e tij.

Është koha e bilanceve

Për kryebashkiakun Basha, ka ardhur koha e bilanceve. Ka kaluar plot një vit qysh nga koha kur, i veshur sport, xhinse e një pulovër prej djali të mirë hedhur shpatullave, shëtiste me kokën lart, së bashku me shpurën e tij kaçurrele, shtrëngonte duar të palodhura punëtorësh e qytetarësh, rrihte shpatulla babaxhane e ledhatonte koka naive fëmijësh duke u premtuar ngrohje nëpër shkolla dhe siguri të plotë në ambientet e tyre. Në asnjë shkollë nuk u vunë në funksion kaldajat këtë dimër dhe në vetë

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›