Taksat per lojerat e fatit
Të gjitha subjektet e lojërave të fatit do t’i nënshtohen vendosjes së taksave të përkohshme. Bëhet fjalë per vendimin më të fundit të këshillit bashkiak, me qëllim rregullimin e këtij aktiviteti. Niveli i taksës së përkohshme të lojërave të fatit aplikohet i diferencuar sipas ndarjes zonale të hartës së Tiranës, për efekt të zbatimit të taksave vendore. Per të gjitha subjektet që do të ushtrojnë aktivitetin e tyre në territorin e ish uzinës së autotraktorëve, nuk do të aplikohet taksa e përkohshme e lojërave të fatit. Kurse, ata që do të bëjnë rezistencë për të paguar taksësn e përkohshme apo e shmangin atë, do të paguajnë dhjetë fishin e vlerës së saj, si gjobë.
Për lojërat e fatit si: baste sportive, baste për gara në pistë, lotari kombëtare, bingo tradicionale dhe bingo televizive, niveli i taksës është 5 mijë lekë/muaj. Kjo taksë është mujore dhe paguhet brenda datës 10 të muajit pasardhës, për llogari të muajit të mëparshëm. Në rast të mosshlyerjes së detyrimit në kohë, zbatohen masa administrative, duke paguar 10-fishin e taksës fillestare të vendosur nga Bashkia e Tiranës. Subjektet e kategorisë së lojërave të fatit, kazino dhe kazino elektronike, që zhvendosin aktivitetin e tyre në territorin e ish Uzinës së Autotraktorëve, përfitojnë rimbursim të pagesave të kryera të kësaj takse. Sipas vendimit, për zhvendosjen brenda datës së 31 dhjetorit 2012, rimbursohen në vlerën 100% të pagesës së kryer nga hyrja në fuqi e kësaj takse. Për zhvendosjen brenda datës 31 mars 2013, rimbursohen në vlerën 50% të pagesës së kryer nga hyrja në fuqi e kësaj takse. Struktura e ngarkuar për mbledhjen e taksës së përkohshme për lojërat e fatit është Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore”. Nga eksperienca e vendeve të tjera rezulton se kuadri ligjor në fjalë rregullon disa çështje me përfitim për komunitetin lokal, si dhe aktorët në këtë proces. Kështu, në shumë qytete të Italisë, pushteti lokal ka miratuar akte të veçanta, për moslejimin e hapjeve të këtyre aktiviteteve afër zonave të ndjeshme (shkolla, objekte fetare, rezidenca banimi, zona historike, industriale etj.), duke bërë në këtë mënyrë dislokimin e tyre në periferi të këtyre qyteteve.
Janë lojëra fati:
1. Baste sportive;
2. Baste për gara në pistë;
3. Kazino;
4. Kazino elektronike;
5. Lotari kombëtare;
6. Bingo tradicionale;
7. Bingo televizive.
Për kazinotë dhe kazinotë elektronike, niveli i taksës deri në datën 31.03.2013 është si më poshtë:
Për subjektet e zonës A, niveli i taksës është 1.000 lekë/m2;
Për subjektet e zonës B, niveli i taksës është 700 lekë/m2;
Për subjektet e zonës C, niveli i taksës është 500 lekë/m2;
Për kazinotë dhe kazinotë elektronike, niveli i taksës pas datës 31.03.2013 është si më poshtë:
Për subjektet e zonës A, niveli i taksës është 10.000 lekë/m2;
Për subjektet e zonës B, niveli i taksës është 7.000 lekë/m2;
Për subjektet e zonës C, niveli i taksës është 5.000 lekë/m2;