Taksat, qeveria kundershton raportin e BB

“BB ka krijuar nje model llogaritjeje dhe ne fund ka vendosur nje shenim ku thuhet se ky rast ku funksionon vetem per ndermarrjet e medha dhe vendet e medha”, u shpreh zevendesministri, Florion Mima.
Zevendesministrti i Financave jep edhe shpjegime teknike pse modeli i aplikuar nga Banka Boterore edhe pse i perdorur dhe vleresuar nga te gjtiha vendet nuk jep rezultate afer te vertetes ne rastin e Shqiperise.
“Nese do te ndertonim nje model tonin per Shqiperine per ndermarrjet e mesme dhe te vogla dhe t’i perpunonim, treguesi qe na rezulton eshte 12 perqind dhe eshte me i uleti ne bote”, u shpreh Mima.
Por bizneset te cilat jane ankuar shpesh nivel te larta taksash perkunder asaj qe proklamon qeveria thone se barra fiskale ne Shqiperi eshte e larte duke listuar si shkak per kete disa faktore.
“Shteti ka nevoje per para dhe i drejtohet atij biznesi qe eshte me i dukshem. Keshtu futen referencat dhe mekanizmat e tjere qe rrisin barren fiskale”, u shpreh Ilir Hebova, nga shoqata e ndertuesve.
Raporti i Bankes Boterore “Doing business” e renditi Shqiperine ne vendin e 83 nga 184 ekonomi boterore per nga lehtesirat qe ofron per biznesin me nje permiresim prej 7 vendesh ndaj nje viti me pare.
Por ne fushen e taksave Shqiperia renditet, sipas Bankes, si nje vend ku taksat direkte marrin rreth 45 per qind te fitimeve te biznesit.