Zjarr në Lezhë, digjet traseja hekurudhore
LEZHË - Një zjarr i rënë fshatin Bacel të Lezhës ka djegur edhe trasenë e hekurudhës. Zjarri është shumë i madh dhe flakët po përhapen me shpejtësi për shkak të erës së forcë. Forcat zjarrfikëse që gjenden në vendngjarje nuk kanë arritur të neutralizojnë flakët, ndërsa është kërkuar edhe ndihmë nga Emergjencat Civile për përforcime në mjete dhe njerëz.
Zjarri është i rrezikshmërisë së lartë, pasi tashmë ka kapur edhe trasenë e linjës hekurudhore Lezhë - Shkodër, ku rreth 4 kilometra të saj tashmë janë djegur. Gjuhët e flakëve po shkatërrojnë çdo gjë dhe kjo linje rrezikon të dalë jashtë funksionit përfundimisht nëse nuk ndërhyhet me urgjencë.