Taksia-horror helmonin pasagjeret per ti grabitur

LEZH - Dy vellezer kane perfunduar ne pranga nga policia e Lezhes pasi u arrit te provoheshin tre raste ku ata kane marre me automjetin e tyre pasagjere duke u ofruar sherbim-taksi e pasi i kane helmuar u kane grabitur parate dhe i kane braktisur ne mes te rruges.
Martin dhe Mark Ujkaj 76 dhe 62 vjec ky i fundit i denuar me pare per armembajtje pa leje jane arrestuar diten e marte pasi pas hetimeve te kryera rezulton se ne bashkepunim me njeri-tjetrin kane grabitur nje shtetas.
Burimet zyrtare te policise bejne te ditur se vellezerit Ujkaj me 18 shtator te vitit te kaluar me automjetin e tyre tip Volksvagen kane marre si pasagjer per ne Lac te Vaut te Dejes shtetasin N.Pali 76 vjec. Gjate rruges ata e kane qerasur pasagjerin me pije freskuese qe dyshohet se permbante lende toksike ne te.
Pas pirjes pasagjeri ka qene ne gjendje te renduar shendetesore. Ai eshte braktisur nga vellezerit ne mes te rruges dhe eshte gjetur nga fshatare te fshatit Pistull te cilet kane lajmeruar familjaret. Pas qendrimin 5-ditor ne spital N.Pali ka bere denoncim ne polici per ngjarjen duke deklaruar se vellezerit i kishin vjedhur 15500 leke te reja.
Pas hetimeve rezultuan si autore pikerisht vellezerit Ujkaj.
Gjithashtu pas nje pune investiguese keta shtetas rezultojne autore te vjedhjes me dhune te 75-vjecarit Gj.Memaj lindur e banues ne Fushe-Arrez te Pukes. Ngjarja ka ndodhur me 14 gusht 2010 kur Memaj ka marre si taksi automjetin me te cilin udhetonin vellezerit Ujka. Gjate rruges e pikerisht ne Gjader te Lezhes pasagjerit i eshte ofruar pije freskuese.
Pasi e ka konsumuar ate Memaj ka qene ne gjendje te rende shendetesore. Rreth gjysme ore pas qerasjes makina eshte ndalur dhe vellezerit e kane goditur me grushta ne fytyre pasagjerin e tyre duke i marre parate qe kishte me vete dhe duke e zbritur nga automjeti. Memaj ka denoncuar rastin duke deklaruar se i kishin marre nje shume prej 9 000 lekesh te reja.
Gjithashtu dyshohet se keta vellezer kane vjedhur shtetasin M.Qaushi 69 vjec me 3 shtator te vitit te kaluar. Ketij shtetasi ata i kane marre nje telefon te markes Sony Erikson si dhe 14 000 leke te reja.
Lidhur me keto dy raste te denoncuara jane kryer hetimet dhe policia ka sekuestruar ne cilesine e proves automjetin tip volksvagen ne pronesi te dy vellezerve. Dyshohet se keta shtetas te njejten veper penale e kane kryer dhe me persona te tjere dhe po punohet per dokumentimin ligjor te ketij aktiviteti kriminal. Akuza e ngritur ndaj Mark dhe Martin Ujkajt eshte vjedhje me dhune ne bashkepunim.
Krimi ne Lezhe
Qarku i Lezhes mbetet nje nder qarqet me problematike per sa i perket rasteve te krimit kunder prones. Referuar raport-analizes se Drejtorise se Policise se Qarkut te Lezhes ajo cfare eshte konstatuar ne vitin 2010 eshte se eshte dyfishuar numri i rasteve te krimit kunder prones ku ne 2009-n jane evidentuar 176 raste dhe zbuluar 82 ne 2010-n jane evidentuar 343 raste zbuluar 130 prej tyre me nje fuqi totale te zbulueshmerise 38. Ne periudhen ne fjale jane shenuar 6 raste te vjedhjeve me arme dhe 12 raste te vjedhjeve me dhune.