Qeveria di nje gje qe te mos hetoje asgje
Perafrimi i pozicioneve eshte kushti dhe standardi i cdo negociate te suksesshme per zgjidhjen e nje krize.
Sot kur Shqiperia politike po futet ne te panjohurat e deshtimit te madh per zgjidhjen e krizes dhe kur horizonti politik duket me i zymte se me pare do te ishte e detyrueshme qe Berisha dhe Rama te tregonin para publikut hapat qe kane hedhur dhe leshimet qe kane bere per te shkuar drejt marreveshjes.
Ne te vertete pervec premtimeve boshe dhe levizjeve pe gjase sa per te kaluar radhen Berisha nuk ka cfare te tregoje realisht ai nuk ka hedhur asnje hap konkret perpara ne sherbim te kompromisit. Por nuk eshte mjaftuar as te rrije vendnumero ama. Ka levizur por prapa. Ka hedhur hapa por prapa
Ka ndodhur nje gje e panjohur dhe e padegjuar me krizen shqiptare. Megjithese ka pasur nje ndermjetesim intensiv dhe te kualifikuar nderkombetar megjithese kerkesa per hetimin e zgjedhjeve eshte shprehur ne nivelin e nje rezolute te Parlamentit Europian megjithese miqte dhe partneret nderkombetare jane investuar pa pushim per afrimin e paleve distanca mes tyre ka mbetur gjithnje e pandryshueshme per arsye se cdo hapi perpara te opozites qeveria i eshte pergjigjur me nje hap prapa.
Opozita ka leshuar e ka leshuar derisa ka perfunduar ne pozicionin e vjeter te qeverise. Por edhe atje opozita nuk eshte takuar dot me qeverine sepse nderkaq qeveria eshte zbythur ne pozicionin e mohimit te cdo lloj hetimi qe ka lidhje me zgjedhjet.
Shprehja grafike e levizjes se paleve ne fushen e krizes shqiptare ku qeveria largohet sapo opozita afrohet eshte fotografia tragjikomike e krizes dhe krizave qe kercenojne zgjedhjet dhe demokracine ne vendin tone.
Me thoshte keto dite nje intelektual i pavarur Qeveria qe kundershton pa pushim nuk lejohet nuk lejohet ka detyrimin tu thote opozites publikut dhe nderkombetareve se cfare lejohet. fare lejohet te hetohet sipas saj Pretendim i drejte i holle. Por kam frike se ne kete historine e hetimit te zgjedhjeve qeveria di nje gje qe te mos hetoje asgje asnjehere ne asnje menyre.
Kaq e vertete eshte kjo sa duke dashur te mbuloje me gjethe fiku akrobacite e veta te pajustifikueshme kryeministri i ka vene kazmen vete Ligjit organik per hetimin parlamentar ka hedhur nga vaska bashke me ujin edhe foshnjen.
Po te ishte ndertuar ligji i hetimit parlamentar sipas parimeve te fundit te Berishes ku shumica vendos se kush quhet fakt dhe kush quhet dyshim se cfare jane faktet qe mund te hetohen dhe cfare jane dyshimet qe nuk mund te hetohen hetim parlamentar nuk do te kishte me ne Shqiperi dhe demokracia do te privohej nga nje mjet i pazevendesueshem i transparences dhe kontrollit parlamentar.
Nuk mund te kete kurre me hetim parlamentar nese i duhet marre dora shumices edhe per pikat dhe presjet e projektit te paraqitur. E kemi thene edhe me pare dhe e perserisim se hetimi parlamentar eshte e vetmja dispozite kushtetuese dhe i vetmi ligj organik ku pakica merr atribute shumice ne kuptimin qe pakica nuk mund te pengohet me forcen e kartoneve te hetoje nje ceshtje te caktuar apo menyren e zbatimit te ligjeve qe nxjerr vete Kuvendi. Ligji per hetimin parlamentar eshte mjeti i opozites.
Opozita shqiptare sot eshte thirrur ne kauze te mbroje parimin kushtetues te hetimit parlamentar nga marrja peng dhe nga deformimet qe i ka bere e vazhdon ti beje shumica qeveria kryeministri.
Kryethagma e fundit e kesaj fushate te shpelare qe vazhdon qe prej nje viti eshte loja e fjaleve me fjalet fakt dhe dyshime. Kryeministri Berisha spushon se perserituri se nuk mund te pranoje te hetohen dyshime dhe se kerkesa e PS-se nuk referon asnje fakt.
Diskutimet se ku mbaron dyshimi dhe ku fillon fakti ne nje hetim parlamentar mund te tirren deri sa te kemi frymen. Juristet dhe jo vetem ata qeshin kur degjojne sa kategorik eshte Berisha ne kete pike. Ky sigurisht ngaterrohet me qellim ne nje debat shterpe.
Komisionet hetimore ngrihen per nje ceshtje te caktuar. Jo per nje fakt te caktuar por per nje ceshtje te caktuar. Kete e dine gjithe deputetet. Nocioni ceshtje eshte i gjere dhe perfshin edhe faktin edhe dyshimin edhe indicin edhe interesin publik.
Te gjithe komisionet e derisotme jane ngritur per ceshtje te caktuara. Ligji e ka zgjidhur ne favor te parimit dhe dem ne te... kete problem. Per ta bere edhe me konkret shpjegimin le ti referohemi raportit te OSBE-ODHIR-it per zgjedhjet e 28 qershorit 2009.
Ne listen e gjate te parregullsive qe ka evidentuar ky raport jane edhe keto Numerimi i keq dhe shume i keq ne nje te treten e vendit perdorimi politik i administrates dhe i femijeve te shkollave zhbalancimet ne Televizionin shteteror ne favor te qeverise mungesa e transparences ne financimin e fushatave.
Ka edhe te tjera. Te gjitha keto jane ne kundershtim me karten e Kopenhagenit per zgjedhje te lira. Ne Shqiperi jane fenomene qe perseriten nga zgjedhjet ne zgjedhje. Raporti ne fjale i evidenton keto dukuri por nuk shkon me tej.
fare e pengon Kuvendin e Shqiperise te hetoje se cilat pika te Kodit dhe Udhezimit per numerimin jane shkelur ne nje te treten e qendrave te numerimit Mos valle e pengon diskutimi pa koke dhe pa bisht se cfare eshte fakt dhe cfare eshte dyshim E beri veza pulen apo pula vezen
Aspak. Hetimi i kutive ne qendrat e shenuara me keq dhe shume keq nga vezhguesit nderkombetare do te conte ne krijimin e nje perfytyrimi te sakte per natyren e shkeljeve per personat pergjegjes e te tjera e te tjera. Minimalisht keto persona nuk mund te caktohen serish numerues.
E njejta gje mund te thuhet edhe per parregullsite e tjera.
Argumenti ska vend aty ku thjesht nuk duan. Se shpejti me kalimin e pushimeve te dimrit qeveria shqiptare do te duhet te shpjegohet me Europen dhe SHBA per qendrimet tallese ne lidhje me krizen njevjecare. Deri atehere qeveria ka ende pakez kohe per te udhehequr zgjidhjen ne vend te konfliktit.