E Enjte, 5 Nëntor 2026

Talebanët hyjnë në Kabul, diplomatët amerikanë largohen me helikopter, pritet ndërrimi i qeverisë

Kryengritësit talebanë filluan të hyjnë të dielën në Kabul, kryeqytetin e Afganistanit, tha një zyrtar i ministrisë së brendshme, ndërsa Shtetet e Bashkuara po evakuojnë diplomatët nga ambasada e tyre me helikopterë. Zyrtari i lartë i tha Reuters se talebanët po vinin “nga të gjitha anët”, por nuk dha hollësi të tjera.

Në një postim ne llogarinë e pallatit presidencial afgan në twitter thuhet se të shtënat ishin dëgjuar në disa pjesë rreth Kabulit, por forcat e sigurisë, në bashkërendim me partnerët ndërkombëtarë, kanë qytetin nën kontroll. Zyrtarët amerikanë thanë se diplomatët po transportoheshin në aeroport nga ambasada në zonën e fortifikuar, Wazir Akbar Khan. Më shumë trupa amerikane janë dërguar për të ndihmuar evakuimet, pasi përparimi i rrufeshëm i talebanëve e solli grupin islamik në Kabul brenda pak ditësh.

Bie 'fortesa' e fundit/ Talebanët hyjnë në Kabul,

Pjesëtarët e ekipit amerikan po punonin nga aeroporti i Kabulit, tha një zyrtar amerikan, ndërsa një zyrtar i NATO -s tha se një pjesë e personelit të Bashkimit Evropian është zhvendosur në një vend më të sigurt në kryeqytet. Një zyrtar taleban i tha Reuters se grupi nuk donte viktima, por nuk ka shpallur ndonjë armëpushim.

Pritet ndërrimi i qeverisë

Ministri i Brendshëm iAfganistanit ka deklaruar se do ketë ndryshim të qeverisë. Kalimi do të bëhet në mënyrë paqësore, me forcat e sigurisë që do të qëndrojnë në vend për të “siguruar sigurinë e Kabulit”. CNN raporton se administrata “ka të ngjarë” të përmbajë figura të larta talebane së bashku me disa mbetje të administratës Ghani.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›