Shkatërrohen monumentet në Shkodër

"Ne kemi një numër të kufizuar njerëzish. Janë 14 punonjës, por me reformën e re e cila do të bëhet, në monumentet e kulturës do të rishihet mundësia për angazhimin dhe njëherë të kujdestarëve, të cilat nga viti 2003 nuk janë, janë hequr. Kur kujdestari ndodhet në një vend ai jep informacionin e duhur edhe për një pikë, e cila mund të degradojë dhe objektin", tha Ervin Gjini, Drejtor i Monumenteve të Kulturës.
Një tjetër problem për ruajtjen e vlerave monumentale janë shtëpitë muze të banuara ende nga qiraxhinjtë e që nuk iu janë kthyer ende pronarëve, mirëmbajtja e të cilave është e pamundur me statusin që kanë aktualisht.
Ndër to janë shtëpia e Sokolëve, e Pashko Vasës, shtëpia ku u mblodh në 1918 Komiteti Kombëtar për Mbrojtjen e Kosovës, ish bashkia e vjetër e qytetit Shkodër dhe mjaft objekte të tjera të cilat në vetvete përmbajnë historikun dhe identitetin kulturor të këtij qyteti me tradita.