E Shtunë, 31 Tetor 2026

Talebanët po e fitojnë luftën në Afganistan

Presidenti pakistanez, Asef Ali Zardari, paralajmëroi se talebanët po e fitojnë luftën kundër bashkësisë ndërkombëtare në Afganistan.

Gjatë një intervistë për gazetën franceze "Le Monde", Zardari theksoi se "mendoj që bashkësia ndërkombëtare, së cilës edhe Pakistani i përket, është në procesin e humbjes së luftës kundër talebanëve".

Duke kritikuar të gjithë ata që dyshojnë në vendosmërinë e Pakistanit kundër ekstremistëve Zardari theksoi se dyshimi mbi Pakistanin dobëson përpjekjet e ndërkombëtarëve kundër terroristëve.

Javën e kaluar, kryeministri britanik, David Kameron, deklaroi nga India se Pakistani është “eksportues i terrorizmit” dhe se nuk po lufton mjaftueshëm për stabilizimin e situatës në Afganistan.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›