Huligani serb dënohet me 16 muaj burgim
Një gjykatë serbe e ka dënuar një lider të huliganëve me 16 muaj burgim, për shkak të kërcënimit të një gazetari. Gjykata të mërkurën ka vendosur që tifozi i Partizanit, Milos Radisavljevic ishte fajtor për rrezikimin e sigurisë të gazetares Brankica Stankovic si dhe sjelljes së dhunshme.
Radisavljevic ishte në mesin e qindra tifozëve të Partizanit, të cilët kërcënonin dhe fyenin në kor gazetaren Stankovic gjatë një ndeshjeje, ndërsa kishin edhe një transparent me portretin e saj.
Stankovic kishte thënë në një film dokumentar se liderët e tifozëve ishin të dyshuar për krime serioze, por pati mbetur në liri. Më herët gjatë këtij viti, gjashtë tifozë të tjerë ishin liruar nga akuzat për kërcënimin e Stankovicit.