Talebanët sulmojnë aeroportin në Kabull

Sulmohet aeroporti i kryeqytetit afgan në Kabull, ndërsa ende nuk dihet nëse ka të lënduar.
Sipas medieve të huaja, rebelët talebanë kanë ndërmarr këtë sulm të armatosur, ndërsa sipas autoriteteve afgane ka edhe viktima.
Një zyrtarë i ministrisë së brendshme në Kabull tha sot se ka raporte për të paktën 3 talebanë të vrarë.
Aeroporti i Kabullit shërben edhe si shtabi i përgjithshëm i komandës së NATO-së në Afganistan, por sipas autoriteteve nuk ka viktima nga radhët e policisë apo civilëve.
Zëdhënësi i talebanëve ka thënë për agjencisë AFP se cak i tyre ishte Aleanca Veri-Atlantike, e jo pjesa civile e aeroportit.
Policia ka raportuar se megjithatë 3 persona kanë hyrë në brendi të perimetrit të aeroportit dhe se kanë detonuar një bombë.
Aksioni për rikthimin e sigurisë në këtë aeroport, ende nuk ka mbaruar, dhe sipas medieve ndërkombëtare talebanët po vazhdojnë të shtënë në drejtim të godinës ushtarake të aeroportit./Indeksonline/