E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashota, afro 600 mijë euro për dosta

Pothuajse të gjithë tenderët për asfaltimin e rrugëve në Komunën e Klinës, së fundi i ka fituar kompania e njëjtë, “AIM”. Madje muajin e kaluar kompania “AIM” nga e njëjta komunë, e cila i ka vetëm 17 punëtor për një javë i ka nënshkruar 5 tender, tre brenda vetëm një dite. Ndërkaq, vlera e tyre arrijnë rreth 600 mijë euro.

“Besimin” për t’i asfaltuar rrugët e fshatrave të kësaj ane duket se më shumë e ka fituar falë afërsisë me zyrtarët e lartë të PDK-së. Kjo shihet qartë në fotografitë e postuara në rrjetin social Facebook, të vetë përfaqësues të kompanisë “AIM”, Arben Maloku, krah përkrah me kryetarin e PDK-së, Hashim Thaçin, nënkryetarin Adem Grabovcin dhe kryetarin aktual të komunës së Klinës, Sokol Bashotën.

Me këtë të fundit, në fotografi shihet se ka shëtitur disa shtete të Evropës, shkruan Tribuna. Megjithatë asnjëra palë nuk e pranojnë se miqësia ka pasur ndikim në tenderë. Madje mohojnë të kenë ndonjë lidhje mes vete./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›