Talebanët sulmojnë amerikanët, vriten vrasësit e Bin Ladenit?!
Burimet kanë konfirmuar për AP se më shumë se 20 ushtarë të njësitit që ka vrarë Osama bin Ladenin, janë në mesin e të vrarëve pas sulmit në helikopterin amerikan nga ana e talebanëve.
Shumica e 31 ushtarëve amerikanë që u vranë pas një sulmi të talebanëve në helikopterin e tyre janë pjesë e Njësitit Special SEAL 6. Ishin pikërisht pjesëtarët e këtij njësiti që e kryen operacionin e kapjes dhe vrasjes së kryeterroristit botëror, Osama Bin Laden.
Talebanët morën përgjegjësinë për sulmin me granatë. Mohammad Hazrat Janan, tha se kryengritësit goditën amerikanët teksa ata po ktheheshin nga një operacion.
“Është një humbje e madhe për SEALs. Numri është i lartë”, tha një zyrtar. Lajmin për sulmin e rëndë e ka bërë të ditur presidenti Hamid Karzai, që i ka shprehur keqardhjen e tij Presidentit Obama.
Kjo është humbja më e madhe përnjeherësh e trupave amerikane në Afganistan. Njësit i Seal 6 përbëhet nga 200 pjesëtarë, dhe një pjesë e tyre ishte i përfshirë në operacionin para disa javësh për vrasjen e Bin Ladenit.