SLS mbështët marrëveshjen Kosovë-Serbi
Partia e Pavarur Liberale (SLS) ka mbështetur marrëveshjen e arritur për veriun e Kosovës, si hap drejt zgjidhjes së krizës.
“SLS mbështet dialogun, sepse pikërisht me dialog kemi arritur deri te zgjidhja e kompromisit për krizën në veri. Për ne, dialogu nuk ka alternativë”, thuhet në deklaratën e SLS-së, e cila është pjesë e institucioneve të Kosovës.
Ndërkohë ditën e djeshme u arrit një marrëveshje mes Prishtinës dhe Beogradit në lidhje me veriun e Kosovës, marrëveshje kjo e cila u përshëndet edhe nga ndërkombëtarët.