Talebani i kënaqur nga vendimi për Guantanamo
Kabul - Talebani ka bërë të ditur se është i kënaqur nga vendimi i presidentit amerikan, Barak Obama për mbylljen e burgut famëkeq të Guantanamos. Liderët e talebanit kanë publikur një mesazh në një faqe internet ku theksojnë vendimin amerikan për Guantanamon si pozitiv, por që sipas tyre zgjidhja e konfliktit do të jetë largimi i ushtarëve amerikan nga Iraku dhe Afganistani. “Është pozitiv hapi që presidenti Obama po ndërmerr në Guantanamo. Ajo që ne i këshillojmë atij, është të ndryshojë politikat agresive të ndjekur nga Xhorxh Bush ndja botës islame”, thuhet në mesazhin në fjalë.