Talenti i Chelseat, një Yaya Toure i dytë

Chelsea mund të llogaris në edicionin e ardhshëm në talentin e skuadrës, Ruben Loftus Cheek. Talenti 17 vjeçar ka shkëlqyer në paraqitjen ndaj Manchester Cityt, në miqësore që u zhvillua në SHBA. Loftus Cheek ka qenë një nga më të mirët në fushë në këtë miqësore duke i mahnitur të gjithë me talentin e tij.
Talenti anglez ishte e pakalueshëm në mesfushë duke dominuar mesfushën e Chelseat edhe pe tek City ishin në lojë lojtarë të klasit të lartë.
Stili i lojës së Loftus Cheek po krahasohet me atë të Yaya Toures. Analistët kanë vlerësuar se Loftus Cheek mund të konkuroj për një vend në përbërjen e parë tek Chelsea./Indeksonline/