Tallja me votat
Pasditen e 28 qershorit 2009 Sali Berisha premtonte se do te njihte rezultatin e zgjedhjeve. Edi Rama me ane te llogaritesve ne seline e PS-se shprehej se kishte fituar. Ne mbremje kur kutite u perlane nga pushteti dhe numerimi u be per te nxjerre PD-ne fituese Berisha nxorri ne rruget e Tiranes festuesit e fitores se pandodhur.
Kutite u mballosen dhe u vulosen per te shkuar ne magazinat e Mulletit PD qendroi ne pushtet me LSI-ne dhe PS-ja me te tijte ne opozite.
Populli qe nuk donte qeverisjen e demokrateve mbeti me gisht ne goje edhe pse PS-ja dhe Edi Rama kishin premtuar se nuk do te lejonin qe votat e majta te vidheshin nga Sali Berisha. Per te tejkaluar vjedhjen e votes Berisha u sul te vjedhe PS-ne. Populli i majte per disa muaj u shtrengua te shihte kacafytjen qesharake ne PS derisa partia i mbeti serish Rames me vota te kongresmeneve.
Pastaj erdhen protestat. Me e madhja ne nentor 2009. U mbodhen me kuc e mac socialiste nga mbare Shqiperia dhe kerkuan votat e vjedhura. Berisha nuk pyeti. Nuk i hap kutite nuk me le kushtetuta Po i hapa kutite fletet e votimit i djeg.
Pastaj u terhoq. Votoi ne Kuvend ngritjen e Komisionit Hetimor parlamentar per hetimin e zgjedhjeve qe kish vjedhur.
E kryesoi vete dhe kishte edhe shumicen. PS-ja nuk e njohu. Pastaj u be greva e urise u shtrua darka te Krokodili erdhen ndermjetesit e huaj. Demokratet thane se po u hapen kutite do te hetohen vetem materialet zgjedhore por jo fletet e votimit. Jo behet jo sbehet.
Pas disa muajsh Edi Rama i leshoi fletet e votimit. PD-ja u trimerua Jo nuk na lejon kushtetuta edhe pa flete votimi. U ngrit Edi Rama edhe pse dhenderr i ri dhe shkoi vete te Kryesia e Kuvendit per ti derguar oferten Berishen. Ky e pranoi dhe tha se do ta studioje. Pastaj tha se eshte ajo e vjetra dhe nuk ben.
U takuan serish palet dhe Doris Pack iku e tmerruar edhe pse ka dy dekada me shqiptaret e politikes. Europa tha se pengu i mosmarrjes se statusit te vendit kandidat si Mali i Zi ishte ngerci politik. Berisha mori Liberalizimin e Vizave si flamur dhe u trimerua shumefish.
Shkoi edhe ne PPE dhe akuzoi se Rama po refuzon paktin me PD-ne. Gjeti edhe nje prokuror ne Shkoder qe te hapte nja dy kuti per ti marre si shembull dhe bertiti Ja pra qe vjedhje nuk ka pasur.
Dje pas shume lajmeve se po afronte pakti per ngritjen e Komisionit Hetimor ku kryesimin dhe shumicen ta kishte PS-ja ndodhi e kunderta do ribehet po ai komision qe ngriti Berisha nje vit me pare ku shumicen ta kete PD-ja dhe hetimi te behet sic do ajo.
Per fletet e votimit as qe behet fjale dhe kryetari i KQZ-se ka premtuar se do ti djege sepse i duhen kutite per zgjedhjet vendore te 8 majit 2011. PS-ja nuk do te jete pjese e ketij skenari thote kryetari Rama sepse PD-ja kerkon te vjedhe zgjedhjet e ardhshme sic vodhi te shkuarat.
Pas me shume se nje jave hyjme ne vitin elektoral 2011. Sali Berisha po marshon i qete dhe i lumtur ne mandatin e dyte qeverises. Na ka marre zvarre ne vitet 1992-1997 po na zvarrit serish prej vitit 2005 dhe per te gjashtin vit eshte vete zot dhe vete shkop. Lukashenko i Bjellorusise do tia kishte zili homologut Berisha ne Shqiperi ate qe i ka bere opozites.
Ne Minsk ne kryeqytetin e atij qe quhet si keshtjella e fundit e stalinizmit ne Europe mbi 10 mije opozitare pushtuan qeverine per votat e vjedhura te dielen. Ne Shqiperi prej nje viti e gjysem opozita shqiptare e vjedhur hapur ben sikur del ne mitingje ben sikur hyn ne greve urie ben sikur proteston prane kancelarive europiane ben sikur ka merakun e ngecjes se kursit europian te vendit.
Ajo ka arritur deri me sot me shume sukses te mbroje pallatin e kunatit te nje deputeti te PS-se te zbuloje pemen korruptive te PD-se te denoncoje kunatat motrat dhe kusherinjte qe bejne biznese ne qeveri te numeroje permbytjet e Shkodres te vraret prej aksidenteve te skamurit qe mezi mbajne frymen me buke pallatet e Rafit dhe punet e Zenit. Por asaj i ka ngrire ne dore motoja e Hap kutite ose largohu.
E ulur ne kolltukun e pushtetit vendor opozita e sotme eshte idealja qe kerkon Berisha dhe me te ai rron ne qeveri sa te kete jete. Ai as nuk do te hape kutite as nuk do te largohet. Ai do te vijoje te tallet me votat e kundershtareve jo duke i rrahur si Lukashenko sepse ketu nuk ka opozitare te tille po duke i marre zvarre vit pas viti zgjedhje pas zgjedhjesh.