Baltosja e Kosoves sduhet te prishe aleancen tone me Perendimin
Tashme me shqetesues se raporti i shume perfolur i Dick Marty ne emer te Keshillit te Europes eshte bere reagimi yne ndaj tij. Kosova eshte baltosur ne opinionin nderkombetar se bashku me Shqiperine dhe se bashku ato duhet te bejne nje perpjekje dinjitoze per te hequr kete balte. Raporti i Dick Marty eshte nje perpjekje e mundimshme dhe diabolike per te inkriminuar historine e suksesshme te shtetit te ri te Kosoves.
Me duhet te them si nje aktor i rendesishem i politikes se Kosoves dhe luftes se saj per liri se dyshimet e hedhura ne raport nuk te cojne tek asnje histori e vertete dhe tek asnje udheheqes politik ne Kosove perfshi drejtuesin politik te UK-se Hashim Thaci.
Spekulimi per problemet qe kane ekzistuar brenda faktorit shqiptar nuk ka qene ne asnje rast as histori trafiqesh dhe as historia monstruoze sic tentohet te lihet pershtypja nga dyshimet e hedhura.
Si ne cdo lufte dhe situata te ngjashme me te ka plot ngjarje te dhimbshme dhe te renda por kurrsesi nuk ka ne historine e luftes sone per clirimin e Kosoves implikime te tilla kriminale per te cilat tentohet te hidhen dyshime.
Lufta per clirimin e Kosoves ka qene nje lufte e mbeshtetur nga faktori perendimor NATO dhe Shtetet e Bashkuara te Amerikes si nje perpjekje per te ndalur nje gjenocid kunder shqiptareve.
Ne ate lufte ne ishim viktima dhe tashme po perpiqen te na trajtojne si agresore. Historia nuk mund te permbyset kaq shpejt dhe krimet serbe ne Kosove per te cilat dhe Perendimi mbeshteti shqiptaret jane ende te pazbardhura dhe te pahetuara. do komb pastron ndergjegjen e vet duke e pare te verteten ne sy dhe cdokush qe tenton te gezohet nga ky raport se krimet e serbeve do te harrohen thjesht eshte duke bere nje krim tjeter.
Ne kemi mijera njerez te pagjetur e te zhdukur nga serbet per te cilet mund te japim emer e mbiemer e raporti i Dick Marty nuk ka asnje emer konkret per te cilin mund te hetohet. Ketu eshte diferenca mes spekulimit dhe te vertetes.
Se dyti desha te them se nga ana profesionale une jam nje nga mjeket e paket kirurg te Kosoves qe kam qene i specializuar ne nje klinike te transplantit te veshkave ne Berlin qysh ne vitin 1984.
Per cilindo profesionist qe degjon absurditete te tilla i gjithe ky raport eshte nje shaka gazmore por nje mjek dhe nje politikan shqiptar mbi vendin e te cilit bien keto kauzat eshte nje shaka e hidhur qe nuk duhet te gelltitet kaq lehte.
Edhe ne ate klinike moderne ne Berlin ku specializohesha per transplante veshkash e kisha te veshtire te guxoja te hyja ne salle dhe nuk e perfytyroj se si ne ato shtepi te mjera te Shqiperise dikush te kete bere te vlefshem per transplant nje organ te hequr ne menyre barbare nga trupi i nje njeriu.
Se treti desha te theksoj se ndjehem i frikesuar ndofta pa te drejte se kjo fushate histerike kaq shume e mediatizuar po keqperdor Keshillin e Europes. Do te ishte fatale qe autoriteti i Keshillit te Europes te barazohej me kredibilitetin e dyshimte te ketij te raporti i cili si ne shume raste te tjera te raporteve te zotit Marty me shume obsesohet nga drejtesia politike e nje karshilleku te pafrenuar antiamerikan se sa nga perkushtimi ndaj politikes se drejtesise.
Do te ishte fatale qe ndertesa e rende e Strasburgut te perdorej nga nje prokuror ambicioz si parzmore ne luften e tij shpesh personale ndaj SHBA.
Por ashtu sic kam kuraje tu kerkoj serbeve dhe miqve te tyre ne Perendim qe te shikojne te verteten ne sy kam kurajen ti them politikes shqiptare se baltosja e madhe e Kosoves duhet pare ne sy si nje realitet i hidhur dhe nga ajo duhet dale me qendrime dinjitoze dhe bashkekohore.
Une perkrah qendrimin e Shteteve te Bashkuara te Amerikes dhe zyrtareve te Bashkimit Evropian qe nje histori dyshimesh nuk mund te kthehet ne akuze pa fakte konkrete.
Duke qene se autori i ketij raporti nuk ka deshire ta coje kete ceshtje para drejtesise por ta lere ne nivel te njollosjes politike une i bej thirrje klases politike ne Kosove institucioneve te Kosoves dhe Shqiperise i cili eshte shtet i baltosur ne kete raport qe permes institucioneve te tyre te zbardhin ne rruge profesionale te verteten per ti dhene fund kesaj baltosje.
Retorika e paranojave dhe ideja e nje komploti antishqiptar nuk eshte gjuha e duhur qe duhet perdorur ne kete rast pasi na vetefajeson pa te drejte dha krijon idene ne Perendim se jemi jo vetem te vetedijshem per nje krim qe ska ndodhur por dhe te pafuqishem per te mbrojtur te verteten qe eshte ne anen tone.
Une vleresoj reagimin e kryeministrit Berisha i cili u fokusua tek nevoja qe raporti te mbeshtetet ne fakte dhe po ashtu cmoj qendrimin serioz te Presidentit te Shqiperise ndaj kesaj histerie por kembengul se Shqiperia ka tagrin e duhur per te hedhur poshte permes institucioneve akuzat duke furnizuar medien nderkombetare me detajet e hetimeve qe kane hedhur poshte keto akuza.
Nje hetim i pavarur per te vertetuar nese ne akuzat e ketij raporti ka fakte flagrante te infiltruar qellimisht eshte i domosdoshem. Nje hetim ndaj hetimit spekulativ te Dick Marty do te ishte nje fitore per faktorin shqiptar dhe do ta zhvendoste sulmin ne fushen e akuzuesve te cilet sot ndjehen komode me mbrojten tone patetike dhe aspak profesionale dhe kombetare.
Baltosja e Kosoves kerkon te prishe aleancen tone me Perendimin dhe tua beje edhe me te rende dheun mbi varret e humbura te vellezerve tane te zhdukur dhe ende te pagjetur nga histeria serbe kunder shqiptareve. Ne duhet ta fitojme serish kete beteje duke mos humbur Perendimin.