Tamara, super e dashura e mbrojtësit të Realit, Garai (FOTO)








Mbrojtësi argjentinas i Realit, Garai, nuk ka kaluar një sezon të mirë nën drejtimin e portugezit Hoze Murinjo, duke qenë se është aktivizuar në vetëm 8 ndeshje. Për këtë arsye, mbrojtësi me shumë mundësi do të largohet nga Reali. Por, ndërsa gjërat në karrierë nuk po i shkojnë mirë, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për jetën personale, pasi lidhja e tij me modelen Tamara Gorro vazhdon të jetë e forë. Ndoshta tifozët e Realit do të dëshpërohen për largimin e Garait, jo për vlerat e tij si futbollit në fakt, por për të dashurën e bukur.