Ndahet nga Valderrama
Nga Express më 14 qershor 2011 në ora 16:03
Këngëtarja 18 vjeçe – e cila ishte në lidhje me aktorin e “That 70s Show”, Wilmer Valderrama, që nga janari - thuhet se i ka dhënë fund lidhjes së saj për shkak të diferencës në moshë që është rreth 13 vjet.
“Dallimi në moshë por edhe jeta në vende të ndryshme ka bërë që ata të ndahen”, ka thënë një burim.
Sido që të jetë, Demi në nëntor kishte shkuar për t’u shëruar nga problemet fizike dhe emocionale dhe pas shërimit ishte lidhur me Valderraman.