E Diel, 1 Nëntor 2026

Tango blu Dinamo vallezon ne Shkoder



Tre gola te realizuar nga argjentinasi Nestor Martinena te shoqeruar edhe me golin e Elis Bakajt i siguruan nje fitore te bujshme 4-0 Dinamos ndaj Vllaznise pikerisht ne diten e perurimit te tapetit te ri te Loro Boricit. Kjo ishte fitorja e 50-te historike ndaj Vllaznise ne 127 ndeshje midis dy ekipeve 35 fitore Vllaznia 42 barazime. Nje humbje e thelle e Vllaznise e dyta rresht pas asaj me Skenderbeun 2-0 ne Pogradec e qe do te provokoje padyshim masa ekstreme ndaj lojtareve nga ana e presidentit te rrepte te shkodranveve Valter Fushaj. Nga ana tjeter regjistroi edhe nje fitore personale te trajnerit argjentinas Luis Manuel Blanko ndaj malazezit Mojash Radonjic ne derbin e pare midis dy prej tre trajnereve te huaj qe drejtojne kete sezon ne Superlige perfshire dhe maqedonasin e Bylisit Nikola Ilievski. Takimi nisi perfekt per Dinamon dhe dramatik per Vllaznise qe e pa veten ne dizavantazh te tre golave shume te shpejte brenda gjashte minutash loje ne nje stadium me atmosfere sportive. Martinena shenoi ne minuten e 3-te nderkohe qe Bakaj dyfishoi ne te 6. Minuta e 10-te solli serish argjentinasin te goli i trete i takimit cka mbylli praktikisht dhe ndeshjen. Pjesa e dyte i ofroi Martinenes mundesine per te realizuar tripleten e tij kur me golin e minutes se 71-te vulosi shifrat 4-0 te kryendeshjes se javes se peste te Superliges. Kjo ishte tripleta e dyte ne kete sezon pas asaj te realizuar nga Bekim Kuli i Shkumbinit ne fitoren 3-1 te peqinasve ndaj Skenderbeut. Dinamo mori komandimin e Superliges tashme ne kuoten e 12 pikeve 2 me shume se Flamurtari duke qene ne pritje te rezultatit te Skenderbeut ne Elbasan. Te dielen do te luhen dy ndeshje interesante. Ne Elbasan do te kete nje detyre te veshtire Skenderbeu i pretendimeve te medha ne kete kampionat nderkohe qe vendasit me rikthimin e tifozeve te vet ne shkallet e stadiumit do te tentojne patjeter 3 piket. Nje sfide e hapur qe ngerthen nje interesim te madh te dy tifozerive respektive por jo vetem sepse ne loje ne stadiumin Ruzhdi Bizhuta eshte edhe kreu i renditjes pas ndaleses se Flamurtarit ne Durres. Nje fitore e korcareve do ti ngjiste ata ne vendin e pare duke i pare te tjeret nga lart. Ne stadiumin Selman Stermasi Tirana do te prese Lacin ne nje 90-minutesh me pretendime te dyaneshme. Bardheblute me nje nisje jo te mire te ketij kampionati me probleme jo te pakta mes drejtuesve te klubit dhe presidences jane ne kerkim te rikthimit ne identitetin e vet. I cili kalon edhe nga ndeshja e se dieles ndaj Lacit qe nga ana e vet sezonin e shkuar u ka marre gati piket maksimale kryeqytetasve. Nisur edhe nga ky fakt kurbinasit duket se vijne ne Tirane jo per turizem por per te mos dale duarbosh. Java e 5-te e superliges do te permbyllet diten e hene me ndeshjen Shkumbini-Besa qe do te luhet ne Peqin. Bardhekaltrit e drejtuar nga Agim Canaj pas humbjes ne javen paraardhese me Dinamon do te tentojne te bejne autokritike aq me teper qe luajne para tifozeve te vet. Nje skuader qe lancon objektiva madhore kete edicion si Shkumbini do te duhet te kaloje ish-trajnerin e vet ne kampionatin e shkuar Perparim Daiun i cili eshte ulur ne stolin kavajas ne fillim te kesaj jave. Doreheqja e Shpetim Duros nga drejtimi i Beses i hapi rrugen Daiut qe te marre ne dore frenat e drejtimit te verdhezinjve duke nisur nga kjo transferte e veshtire ne Peqin. Kavajasit nuk e kane shijuar ende golin dhe fitoren ne kete kampionat duke regjistruar nje start mjaft negative te gares. Ndaj ne kete drejtim do te mundohen te rregullojne dicka ne Peqin edhe pse nuk do te jete detyre e lehte per ta.

27 Shtator 2010

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›