E Shtunë, 31 Tetor 2026

ISSH Si duhet te sigurohen punonjesit ambulante



Avushe Zhuka
Instituti i Sigurimeve Shoqerore sqaron menyren se si duhet te sigurohen punonjesit ambulante per degen e pensioneve. Ky institucion ben te ditur masen e kontributeve dhe menyren se si duhet bere pagesa nga punonjesit ambulante. Personat fizike te vetepunesuar ne veprimtari tregtare apo sherbimi ambulante qe kane mbushur moshen 16 vjec kur nuk jane te siguruar si punemarres ose si te vetepunesuar ne veprimtari ekonomike te vijueshme sigurohen ne menyre te detyrueshme vetem per degen e pensioneve. Biznesi ambulant zhvillohet nga persona qe nuk kane nje rezidence te qendrueshme por per te siguruar te ardhura jane te detyruar qe me mjete levizese te gjejne tregun apo nevojat e sherbimit te tyre.

Ligji
Ne Vendimin e Keshillit te Ministrave Nr. 1114 date 30.7.2008 te ndryshuar me Vendimin e Keshillit te Ministrave Nr. 700 date 18.06.2009 si dhe ne Udhezimin e Ministrise se Financave Nr. 26 date 16.04.2009 Per mbledhjen e kontributeve te detyrueshme te sigurimeve shoqerore e shendetesore theksohet se nga legjislacioni i sigurimeve shoqerore sigurohen ne menyre te detyrueshme persona te vetepunesuar ne veprimtari tregtare apo sherbimi ambulante. Ne ligj percaktohen dhe kushtet qe duhet te plotesojne keta persona per tu klasifikuar ne kete kategori biznesi. Si persona te vetepunesuar ne veprimtari tregtare apo sherbimi ambulante jane ata qe vetepunesohen ne veprimtari te perkohshme e te vijueshme por pa nje vend qendrimi apo sherbimi te percaktuar si dhe te perkohshme e me nderprerje gjate javes por pa nje vend qendrimi apo sherbimi te percaktuar. Ketu perfshihen edhe personat qe kane veprimtari te vijueshme tregtare ne tezga pa vend qendrimi te perhershem ose ne mjete qe levizin si dhe te vijueshme ne veprimtari transporti me nderprerje gjate javes.

Regjistrimi
Personat e vetepunesuar ne veprimtari tregtare apo sherbimi ambulante regjistrohen ne zyren e taksave te njesise te pushtetit vendor bashkise ose komunes qe ka ne juridiksion territorin ku eshte vendndodhja e biznesit pavaresisht nga pronesia e kesaj vendndodhjeje. Vecori per keta tatimpagues eshte fakti qe ata regjistrohen pa qene nevoja per tu regjistruar me pare ne Qendren Kombetare te Regjistrimit apo ne gjykate.
Drejtorite rajonale tatimore brenda pese diteve pune nga mberritja e listes zyrtare nga organet e pushtetit vendor pasi ben verifikimet dhe siguron provat e nevojshme qe keta persona plotesojne kushtet e percaktuara per te qene persona te vetepunesuar ne veprimtari tregtare apo sherbimi ambulante ploteson formularin e regjistrimit te subjektit. Personat e vetepunesuar per here te pare ne veprimtari tregtare apo sherbimi ambulante brenda 20 diteve nga data e regjistrimit ne organin tatimor paraqiten ne agjencite e sigurimeve shoqerore te vendbanimit te tyre se bashku me kerkesen per pajisjen me numrin e sigurimit shoqeror dhe kopjen e NIPT-it. Agjencia e sigurimeve shoqerore eshte e detyruar qe brenda 7 diteve nga data e kerkeses te pajise personin me numrin e sigurimit shoqeror.

Si behet pagesa e kontributeve per punonjesit ambulante

Pagesa e kontributeve per punonjesit ambulante behet cdo tre muaj ne baze te te njejtave rregulla dhe afateve si pagesa e kontributeve nga personat e tjere te punesuar ne biznesin e vogel. Cregjistrimi ne organet e pushtetit vendor dhe nga organet tatimore e personave te punesuar ne veprimtari tregtare apo sherbimi ambulante do te behet vetem duke paraqitur nje kerkese me shkrim per cregjistrimin ne secilin organ. Kjo kerkese miratohet nga Drejtoria Rajonale Tatimore bazuar ne verifikimet paraprake. Perpara cregjistrimit keta persona duhet te plotesojne te gjitha detyrimet ndaj administrates tatimore per dorezimin e dokumentacionit dhe pagesen e detyrimeve. Personat e vetepunesuar ne veprimtari tregtare apo sherbimi ambulante sipas percaktimeve ne kete vendim nga data 1.5.2009 e ne vazhdim te deklarojne dhe paguajne kontribut minimal mujor ne shumen 1200 njemije e dyqind leke. Me kete sigurim kjo kategori punonjesish kur te plotesoje kushtet qe lidhen me moshen dhe vjetersine e nevojshme kontributeve ne pune sipas nenit 92 te Ligjit Nr. 7703 date 11.5.1993 Per sigurimet shoqerore ne Republiken e Shqiperise perfiton te gjitha llojet e pensioneve si pension pleqerie pension familjar e pension invaliditeti. Ashtu sikurse u theksua personat e punesuar ne veprimtari tregtare apo sherbimi ambulante paguajne 1440 leke ne muaj qe eshte e barabarte sa 285 per qind e shumes qe paguan nje i vetepunesuar. Keto kushte lehtesuese per kete kategori punonjesish kushtezohen nga kushtet ku ushtrojne aktivitetin keto persona dhe veshtiresite per realizimin e te ardhurave per te perballuar pagesen e plote te kontributeve te sigurimeve shoqerore.

Shoqeria civile dhuron tekstet per femijet e emigranteve
Zgjidhet problemi i pajisjes me libra ne gjuhen shqipe per femijet e emigranteve shqiptare ne Greqi. Rreth 1000 abetare 150 libra artistike por edhe programe mesimore per mesuesit jane dhuruar nga perfaqesues te shoqerise civile te cilet kane percjelle mesazhin se femijet shqiptare jashte kufijve duhet te mesojne gjuhen shqipe. Drejtuesi i keshillit pedagogjik Jovan Mehilli tha se edhe institucionet perkatese duhet te marrin parasysh kerkesat per libra dhe ti dergojne ato ne Greqi ne prag te fillimit te vitit shkollor. Ne do te kemi shkollat shqipe te hapura edhe per kete vit dhe kjo sepse ka ende shqiptare - tha Mehilli. Sot kam kenaqesine ti ofroj zotit Jovan Mehilli si kryetar i Keshillit 1 mije abetare 5 libra te gjuhes shqipe per vitin e pare te dyte dhe te trete ne menyre qe shkollat shqipe ne Greqi jo vetem te mos mbyllen po te zgjerohen sa me shume te jete e mundur - tha Jetmir Salija dhuruesi i librave.
Ne tetor rreth 100 mije vogelushe shqiptare te cilet jetojne ne Greqi do te nisin shkollen. Keshilli Pedagogjik i Mesuesve te emigranteve shqiptare ne Greqi aktualisht perfshin mbi 300 mesues te cilet u mesojne vullnetarisht gjuhen shqipe femijeve te emigranteve.

Mediu Pushteti lokal te rrise taksa per trajtimin e mbetjeve
Taksa e mbetjeve urbane e vendosur nga pushteti lokal e cila shkon nga 1200 deri ne 2700 leke duhet te rritet. Keshtu u shpreh ministri i Mjedisit Fatmir Mediu gjate prezantimit te ketij projektligji i cili synon qe mbetjet urbane te prodhojne energji dhe gaz. Sipas Mediut kostoja reale e administrimit dhe trajtimit te mbetjeve eshte shume e larte. Per kete rritja e taksave do te sherbeje si rruge stimuluese. Rishikimi i taksave apo i rrugeve detyruese por edhe stimuluese duhet te jene prioritet i strukturave vendimmarrese te njesive vendore. Pervec mbeshtetjes dhe stimulimit te teknologjive bashkekohore te administrimit te mbetjeve rol te rendesishem luajne dhe politikat fiskale dhe stimuluese qe mund te perdoren ne kete fushe. Nje nder to eshte dhe mbeshtetja e bizneseve te riciklimit dhe favorizimeve fiskale qe duhen bere ndaj tyre - tha Mediu. Sipas ministrit te Mjedisit duhet te aplikohet administrimi koncesionar i mbetjeve pasi deri me tani njesite vendore nuk kane marre pergjegjesite qe u jep ligji per administrimin e ketyre mbetjeve.

Diplomohen 20 mjeke per Menaxhim spitalor te incidenteve te renda

Rreth 20 perfaqesues te sistemit shendetesor jane trajnuar nga trajnuar nga trajnues amerikane mbi Menaxhimin spitalor dhe incidente me shume te lenduar. Ministri i Shendetesise Petrit Vasili i pranishem ne kete ceremoni u shpreh se ky kurs eshte pjese e nje plani global trajnimi qe u eshte ofruar punonjesve te shendetesise dhe do te vazhdoje te ofrohet me ritme te shpejta dhe ne te ardhmen. Vizioni yne per shendetesine dhe kujdesin ndaj popullates si dhe menyren e trajtimit eshte nje vizion modern parametrat e te cilit mund te arrihen vetem nga punonjes te trajnuar me metoda bashkekohore - tha Vasili. Sipas ministrit te Shendetesise grupi i trajnuar do te sherbeje si berthame trajneresh per personelin e spitaleve dhe institucioneve te tjera shendetesore. Ky kurs eshte financuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

27 Shtator 2010

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›