"Tani s’ndalem më!"
Sulmuesi hollandez rezultoi vendimtar me golin e barazimit në minutën e 81-të, në ndeshjen e prapambetur në transfertën e Firences. Me këtë tripikësh kuqezinjtë e shohin veten vetëm katër pikë nga Interi kryesues, duke rihapur kampionatin italian.
Në përfundim të takimit Huntelar u shpreh tepër i kënaqur me golin që i hapi rrugën suksesit të skuadrës së Leonardos. “Jam i lumtur për golin, por më tepër për fitoren. Ky ishte goli i gjashtë për mua dhe tani nuk do të ndalem më”, deklaroi bomberi i kombëtares hollandeze.