OSSH ndërpret energjinë për 167 subjekte
Aksioni është ndërmarrë ndaj 167 subjekteve, ku pjesa më e madhe e tyre janë ato shtetërore, të cilat nuk kanë paguar energjinë. Aksioni ka nisur në Tiranë dhe është shpërndarë në Durrës, Elbasan, Fier, Berat, Burrel, Shkodër, Kukës dhe gjer në Korçë.
Midis të “penalizuarve” nga OSSH-ja, janë shkolla, konvikte, qendra shëndetësore, spitale, etj. Pincat e elektricistëve nuk kanë kursyer as zyra partish, si pshb ajo e Partisë Demokratike në Kukës apo ajo Socialiste në Tropojë. Për sa i përket numrit të debitorëve që iu është ndërprerë energjia, rekordin e thyen qyteti i Kukësi, me plot 63 subjekte.
Megjithëse i pat paralajmëruar më parë për masat që do të ndërmerren, subjektet nuk kanë shlyer detyrimet. Për këtë arsye, ata nuk do të kenë energji katër orë në ditë, atëherë kur është edhe kulmi i punës. OSSH-ja ka trashëguar një borxh prej 28 miliard lekë, ku 3.2 miliard janë borxhe nga subjekte jo buxhetore dhe 1.3 miliard nga subjekte buxhetore.