E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Tanzani/ Avioni me 43 persona në bord rrëzohet në liqen, të paktën 19 të vdekur

Të paktën 19 persona kanë humbur jetën pasi një avion pasagjerësh me 43 persona në bord u rrëzua në liqenin Victoria në Tanzani. Avioni i përkiste “Precision Air”, linjës ajrore më të madhe private të Tanzanisë.

Mësohet se avioni ishte ATR 42, model është prodhuar nga kompania franko-italiane ATR. Mendohet se avioni u rrëzua për shkak të motit të keq pak para uljes në aeroportin e qytetit të Bukoba.

Komisioneri rajonal Albert Salamila deklaroi se 43 persona, nga të cilët 39 pasagjerë, dy pilotët dhe dy anëtarë të ekuipazhit, ishin në bordin e fluturimit që ishte nisur nga Dar es Salaam, kryeqyteti financiar i vendi , me destinacion Bukoba, një qytet në breg të liqeni, i cili është më i madhi në Afrikë dhe prej të cilit buron Nili. 

“Unë vajtoj me të gjithë Tanzanianët për këta 19 njerëz, që humbën jetën,” u tha kryeministri Kassim Majaliwa gazetarëve në Bukoba.

Pjesa më e madhe e avinit është fundosur në liqen dhe operacionet e kërkim-shpëtimit janë duke u zhvilluar.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›