E Diel, 1 Nëntor 2026

“Tapë” në timon dhe kundërshtoi me forcë Policinë, arrestohet 27-vjeçari në Korçë

“Tapë” në timon dhe kundërshtoi me forcë

Një 27-vjeçar është arrestuar nga Policia e Korçës, pasi akuzohet se drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Mësohet se në pranga ka përfunduar shtetasi me iniciale S. B., i cili ka kundërshtuar efektivët e Policisë.

“Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Korçë, arrestuan në flagrancë shtetasin S. B., 27 vjeç, banues në fshatin Kuçi i Zi, Korçë, pasi në rrugën “28 Nëntori”, Korçë, është konstatuar nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Gjithashtu 27-vjeçari, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë gjatë kryerjes së veprimeve procedurale.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›