Tare: “De Silvestri nuk shitet”Drejtori sportiv i Lacios, shqiptari Igli Tare, këmbënguli se klubi nuk ka asnjë qëllim të shesë mbrojtësin Lorenco De Silvestri.

Drejtori sportiv i Lacios, shqiptari Igli Tare, këmbënguli se klubi nuk ka asnjë qëllim të shesë mbrojtësin Lorenco De Silvestri. “Qëllimi i klubit tim është të mbajë lojtarin, ndërkohë që vetë De Silvestri, deri tani, nuk e ka shprehur dëshirën e tij të largohet. Ai është ende në kontratë me ne”, - tha Tare për faqen pianetagenoa1893.net. 21-vjeçari kërkohet nga Xhenoa.
E Diele, 28 Qershor 2009